E fundit/ Varianti i ri i Covd-19 mbërrin në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar 3 rastet e para me variantin e ri të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media deklaroi se IKSHPK-ja ka dërguar 35 mostra në Gjermani pasi kishte dyshime për variantin e ri të virusit COVID-19. Zemaj u shpreh se nga 35 mostra, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të COVID-19.

Nga 35 mostra që i kemi dërguar në Gjermani, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj.