Nertila Kosova arriti të kalonte me sukses rrugën drejt drejtësisë edhe pse asaj i’u evidentuan një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron. Pavarësisht se faktet flasin ndryshe ajo konsatonte me bindje “të vërtetën” e saj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me vendimin nr. 43, në Korrik 2018, konfirmoi në detyrë gjyqtaren. Për shkak të parregullsive Komisioneri Publik dorëzoi ankimin kundër këtij vendimi në 24 Shtator 2019. Ndërkaq Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi shqyrtimin e ankimit në Qershor 2019.
Në atë kohe sipas Komisionerit Publik, gjyqtarja, megjithëse kishte marr provimin nga KPK, nuk justifikonte ligjërisht burimin për: Shumën 1 milion lekë, shumë që e kishte përdorur për blerjen e një apartamenti. Problematika iu gjetën edhe në një transfertë bankare të kryer nga vëllai i saj nëpërmjet të cilës u ngrit dyshimi se ai nuk kishte mundësi për të kontribuar në të ardhurat e familjes prindërore të gjyqtares.
Gjithashtu u hasen mangësi në deklarimin e likujditeve të gjyqtares në llogari bankare. Për më tepër pati edhe dyshime për pronësinë e një automjeti, i cili ishte regjistruar në emër të babait të gjyqtares.
Ama çuditërisht shumë shpejt këto dyshime ranë poshtë. Nertila Kosova për shkak të mbështetjes së madhe që ka arriti të krijonte alibi dhe prova që mbështesnin qëndrimin e saj.
Për të gjitha këto arsye, Komisioneri Publik u tërhoq dhe konfirmimoi në detyrë padrejtësisht pa pikën e turpit gjyqtaren Nertila Kosova.