Të paktën gjashtë persona kanë humbur
jetën si pasojë e fundosjes së një trageti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ujërat e ngushticës së Balit dhe deri më tani 44 persona kanë mundur të evakuohen nga forcat e shpëtimit.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Balit, Gede Darmada, bëri me dije se viktimat janë katër gra dhe dy burra.
Ai gjithashtu tha se në këtë traget “KMP Yunice” u dhëtonin rreth 53 persona, ku 41 prej tyre ishin pasagjerë dhe ekuipazhi me rreth 12 persona.
Sipas mediave të huaja mësohet se ekipet e shpëtimit po punojnë pa u ndalur për të gjetur viktimat e mbetura në zonën përeth vendit të fundosjes.
Siç raportohet, anija u fundos rreth orës 19:20 sipas kohës lokale derisa ishte gati të ankorojë në limanin ‘Gilimanuk’ në Bali.
Anija u nis nga Ketapang, Java Lindore, për në ‘Gilimanuk’, Bali, si dhe thuhet se u tërhoq nga rrymat dhe më pas u fundos.