Ja pse Darian Pavli është në “konflikt interesi” me paditë kundër Vettingut

Darian Pavli, gjyqtari shqiptar në Strasburg është në kushtet e një konflikti të hapur të interesave gjatë shqyrtimit të rasteve të depozituara nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë ankimuar procesin e Vetingut pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por pse hidhet një hipotezë e tillë?

Pavli figuron të jetë një ndër Ekspertët e Nivelit të Lartë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, para se të zgjidhej përfaqësuesi shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, në një votim të zhvilluar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në Tetor 2018.

E gjithë kjo vërteton se Pavli ka qenë i përfshirë në hartimin e Reformës në Drejtësi dhe kësisoj edhe pjesë e Vettingut.

Pa pikën e turpit shkon në pozitën e anëtarit të Gjykatës së Strasburgut dhe luan rolin e të paanshëmit,  përballë ankimeve kundër Vetingut, në të cilin ai ka qenë vetë pjesë.