E rëndë në një kopsht zoologjik të Kilit, kujdestarja sulmohet nga tigri, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një kopsht zoologjik në Kili.

Mediat e huaja shkruajnë, se kujdestarja e kafshëve, ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga një tigër.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke u kujdesur për kafshët në momentin që është sulmuar nga grabitqari. Sipas raportimeve e reja ka pësuar plagë të shumta në qafë dhe bark, e kësisoj, s’mundi t’i mbijetojë lëndimeve, duke ndërruar jetë në vend.

“Kujdestarja nuk e dinte që dera e kafazit ku ndodhej kafsha ishte e hapur. Ajo ishte me shpinë nga kafsha në momentin që është sulmuar. Sulmi nuk ka zgjatur shumë dhe vajza ka ndërruar jetë në vend”, tha policia.