Ricardo Salinas Pliego, presidenti i klubit të futbollit Mazatlan FC, ka deklaruar se klubi i tij ka fuqinë t’i blejë në të njëjtën kohë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Shumë ekipe janë hedhur në sulm për Lionel Messin, tashmë lojtar i lirë, pasi zyrtarisht u largua nga Barcelona.
Paris Saint-Germain është më favoriti për ta marrë 34-vjeçarin, që në të kaluarën me ta është lidhur edhe emri i Cristiano Ronaldos, por vështirë se mund t’i afrojë që të dy.