Ish-drejtuesja e një grupi mafioz në Napoli është arrestuar ditën e sotme, teksa po përpiqej të largohej drejt Spanjës, shkruajnë mediat italiane.
Autoritetet raportojnë se e arrestuara është 70-vjeçarja Maria Licciardi, ndaj së cilës kishte një urdhër arresti nga një gjykatë në Napoli. Gruaja është kapur në Aeroportin Cimpino të Romës, teksa ishte duke vendosur në skanerët e kontrollit bagazhet.
Ajo mendohet të jetë pjesë e mafias famëkeqe napolitane të njohur si Camorra, dhe shpresonte të vizitonte vajzën e saj dhe të “merrte pjesë në ndonjë biznes”, sipas gazetës italiane La
Repubblica.