Ekzaminimi i trefishtë i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka për qëllim jo vetëm shkëputjen një herë e mirë të elementëve të lidhur me krimin, por edhe të atyre të paaftë që i kanë përfituar vendet e punës mbi bazën e lidhjeve korruptive, politikisht ose financiarisht.
Sistemi aktual i vlerësimit profesional, i cili është më shumë një sistem vetëmbrojtës për këta elementë sesa vetërregullues, ka rezultuar i dështuar në identifikimin dhe nxjerrjen jashtë sistemit të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këtë arsye, ky ligj është një bazë e plotë për të realizuar këtë synim
Në këtë mënyrë ka mbetur e zbuluar por jo e arrestuar Komisionerja Genta Tafa Bungo. Komisioneria Genta Tafa Bungo ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit që nga viti 1996 deri në vitin 2016. Përpos leksioneve juridike, Genta mesa duket ka krijuar dhe moton e saj “Rri e qetë dhe bëj lekë”.
Duke mos i mjaftuar paga dhe duke mos qenë e kënaqur, Genta zë pozicionin si komisionere duke shumëfishuar zerot në llogarinë e saj bankare, ndër të cilat edhe një depozitë bankare me gjendje 10 000 000 Lekë.
Nga leksionet e dhëna, Genta ka mësuar të bëjë dhe pazare sidomos në KPK, duke firmosur e vulos vendime edhe në ditën e mortit të të shoqit.
Të ardhura si ndihma nga familjarët dhe miqtë për fatkeqësinë e humbjes së të shoqit, shuma 954 500 Lekë, 600 Dollarë dhe 820 Euro.
Pra, ligji sheh çdo ditë qartë e më qartë dhe askush nuk mban përgjegjësi për pasuritë e komisionerëve që janë të korruptuar, pa integritet dhe moral e që përsëri qëndrojnë rehat në karriget e komisionerëve të Vettingut.