Në një postim të Bashkisë Memaliaj në rrjetin social facebook, tregohet vijimësia e vazhdimit të punës për rehabilitimin e rrugës në fshatin Selckë e Vogël të Njësisë Administrative Buz, në drejtim të fshatit Selckë e Madhe. Gjithashtu Bashkia po punon dhe për projektin e urës që lidh këto fshatra. Bashkia Meemaliaj është shembulli që duhet të ndjekin bashkitë e tjera, pasi nuk kanë fjalë, as gjumë por vetëm punë në ndihmë të qytetarëve të saj.
Ja njoftimi i plotë:
“Prej disa ditësh ekipi i Bashkisë Memaliaj po punon për rehabilitimin e rrugës në fshatin Selckë e Vogël të Njësisë Administrative Buz, në drejtim të fshatit Selckë e Madhe. Rruga prej rreth 7 km që lidh këto dy fshatra po zgjerohet dhe po hapen kanalet anësore, më vonë do të shtrohet me çakull.
Prej vitesh banorët e zonës hasnin vështirësi, për shkak të mungesës së ndërhyrjes në këtë aks.
Ndërkohë Bashkia Memaliaj po punon për të realizuar edhe projektin e urës që lidh keto fshatra.”