EMRAT/ Trafik droge dhe pastrim parash, në pranga dy shqiptarë në Itali, kishin rolin e

Autoritetet italiane kanë arrestuar 21 persona në Itali, të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrim parash, pas një operacioni që ka zgjatur rreth 2 vite.

Midis të arrestuarave janë shqiptarët Ardian Qarri, i cili konsiderohet si pjesë kyçe e bandës së drogës dhe Erion Keci, i njohur ndryshe si “Johny”. Ai kishte rolin për mirëmbajtjen e plantacionit si dhe kryerjen e funksioneve të kujdestarit dhe vëzhguesit.Operacioni u zhvillua në provincat e Katanias, Sirakuzës, Trapanit dhe Palermos, ku u gjetën dhe sekuestruar 435 kg lëndë të ndryshme narkotike dhe 11 mijë bimë kanabisi.

Të 21 personat e arrestuar akuzohen për trafik të organizuar droge, posedim dhe tregtim droge, vetëpastrim parash dhe mbajtje të municioneve në plantacion.

Po ashtu u konfiskuan 11 aktivitete ekonomike, 13 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 7 ndërtesa dhe 6 toka në Etna si dhe 50 depozitime financiare.