Ëndërrimtari pasionant në Vetting/  Roland Ilia mjeshtër për favore

Procesi i Vettingut u cilësua si një proces i denjë për drejtësinë tonë, por që dita ditës po na zhgënjen më shumë. Një ndër zhgënjimet më të mëdha të këtij procesi është Komisioneri Roland Ilia, i cili është dështimi i kësaj reforme. Roland Ilia-s i është regjistruar një procedim penal për veprën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Pra, Komisioneri Roland Ilia i ka kërkuar favore seksuale studenteve në këmbim të notës. Bëjmë me dije se pedagogët duhet të jenë frymëzim, vlerë dhe shfrytëzim për dije, dhe jo shfrytëzim për favore seksuale. Pra, duket fare qartë si është e ndërtuar Reforma në Drejtësi dhe një Zot e di sesi do jetë fundi i këtij Vettingu, por për një gjë jemi të sigurtë që, procesi i Vettingut është dështim.