A do të jetë muaji Mars vendimtar për Luan Daci-n?!

Vettingu u cilësua si procesi i cili do të “priste kokat” ne gjyqtarëve të korruptuar si Luan Daci. Vazhdimësia e Reformës në Drejtësi duket shumë e vakët, për të mos thënë me rezultate aspak të kënaqëshme. Luan Daci, është krimineli që i solli Shqiptarëve vitin e mbrapshtë të 1997, vit i cili trazoi dhe “groposi” të gjithë Shqiptarët.

Bëjmë dhe njëherë me dije se:  Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj.

Gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka falsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.

Pas kësaj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

Shpresojmë që muaji Mars të jetë vendimtar për Dacin dhe t’i japë atij dënimin e merituar. Deri atëherë na mbetet të presim datën e gjykimit të Daci-t, datën 8 Mars ku pritet të jepet dhe vlerësimi përfundimtar.