ESKLUZIVE: Me miljarda lekë të pajustifikuara, gjyqtari Ken Dhima mbrohet nga Prokuroria

Gjyqtarit Ken Dhima  i është bërë kallzim nga ana e ILDKPKI-së për gjyqtarin në 24 mars 2014.

Gjyqtari është akuzuar si më poshtë

Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë.

Mungesa e burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit.

Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. të shumës prej 2.000.000 lekë për blerjen e apartamentit në Rr.”Don Bosko”. Huamarrja është e pashlyer deri në vitin 2011, megjithëse sipas kontratës me këtë shtetas, afati përfundimtar i shlyerjes është 20.06.2010.

Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 – 2011 nga shtetasi me inicialet A.M. Mosmbulim me burime të ligjshme dhe me dokumentacion ligjor justifikues i kësaj shume.

Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.“Don Bosko”, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.

Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare në shumën prej 5.000 euro në emër të personave të lidhur.

Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis subjektit dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

Mosparaqitja e dokumentave justifikues që duhet t’i bashkëlidhen deklarimit të interesave private në momentin e dorëzimit, bazuar në nenin 24 të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, si dhe mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI, bazuar në nenin 27 të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, i ndryshuar.

Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme për vitet 2005, 2007 dhe 2008.

Për sa më sipër, subjekti Ken Dhima ka konsumuar elementë të veprës penale të “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Por nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës është vendosur pushimi për kallzimin e bërë nga ana e ILDKPKI-së për gjyqtarin në 24 mars 2014 duke lejuar.