Banorët e fshatit Kakomë në Sarandë kanë protestuar sot para Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë kundër prokurorit Lorenc Mërkuri , Ilir Hoxha dhe Sali Hasa këta prokuror kanë në hetim cëhstje penale të vjedhjes së pronave të kakomesë me dokumenta false
Pronat e banorëve sot janë zaptuar nga këta individë dhe askush prej banorëve nuk munden të shkojnë në pronën e tyre prej 15 vitesh pasi janë rrethuar me tela dhe janë përfituar me dokumenta të falsifikuara nga shtetasi Luan leka në bashkpunim me drejtorin e Aluiznit Shaban Memiaj të cilët akuzohen nga banorët se me njëritjetrin kanë kryer veprimieme kriminale korruptive
Luan leka në bashkpunim me drejtorin e Aluiznit Shaban Memiaj kanë legalizuar një pasuri e cila është quajtur si e përfunduar dhe nëpërmjet ligjit për legalizimin e ndërtimeve informale pretendohet të kalojnë pronën në pronësi të shtetasit luan leka duke fallcifikuar kështu faktin e ekzistencës së ndërtimeve.
Projekti i pretenduar se është përfunduar është si më poshtë:
Në fakt vëndi është ky i prezantuar në këtë fotoku nuk ka asnje investim :
Prokurorët Lorenc Mërkuri , Ilir Hoxha dhe Sali Hasa këta prokuror kanë në hetim cëhstje penale të vjedhjes së pronave të kakomesë me dokumenta false dhe nuk marin masa duke dyshuar se janë bashkpunim me krimin dhe akuzohen nga banorët e fshatit Nivicë .
Pronat banorët i kanë përfituar përmes ligjit 7501 dhe tapitë i kanë në dorë me një vlerë totale prej 20 ha. Banorët kanë rrëfyer dhe akuzuar politikanët shqiptarë te këto 15 vite pasi kane favorizuar uzurpimin e pronave të tyre.
Banoret e Kakomesë po sot pasi janë tërhequr nga prokuroria janë paraqitur pranë policisë ku kanë bërë kallëzim penal ndaj Prokurorët Lorenc Mërkuri , Ilir Hoxha dhe Sali Hasa
Ata kanë kërcënuar me intensifikim te veprimevepranë Bashkisë Himarë .
Banorët kanë dokumentet që vërtetojnë se tokat janë të tyre, por hipoteka e Sarandës nuk u bën regjistrimin.