Më në fund qetësi për Greqinë/ Lehtësohen masat anti-Covid

Greqia ka vendosur të lehtësojë masat anti-Covid duke filluar nga 3 prilli. Mediat greke raportojnë se qarkullimi do të lejohet nëpër qytet, por edhe për të ndjekur aktivitetet sportive.

Sipas njoftimit të ri, familjet që duan të dalin shëtitje mund ta marrin lejen me anë të një sms-je, por e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse. Po ashtu Greqia synon rihapjen e gjimnazeve nga 12 prilli.

Ndërsa të hënën më 5 prill do të hapen dyqanet e vogla, ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur qendrat tregtare, njoftoi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias.

Përgjatë 24 orëve të fundit Greqia ka shënuar 3.616 raste të reja dhe 76 jetë të humbura për shkak të Covid.