Vorkuta një qytet në Republikën Komi të Federatës Ruse, është shndërruar në një qytet fantazmë i pushtuar nga bora dhe ngricat.
Mediat e huaja bëjnë me dije se temperaturat në këtë qytet kanë shkuar deri në -50 gradë duke shkaktuar pamje të magjishme nga ngrirja.
Vorkuta ishte një ndër qytetet më të rëndësishme në fushën e minierës gjatë periudhës së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Ndërsa pas shpërbërjes së BRSS-së zonat e qytetit Vorkuta filluan të përjetojnë ditë të vështira në fushën e minierës.
Gjithashtu edhe moti jashtëzakonisht i ftohtë në rajon me temperatura deri në -50 gradë dhe papunësia kanë shkaktuar emigrim. Emigrimi që ndodh gati çdo vit, pas vitit 2013 disa vendbanime i ka shndërruar në qyteza fantazmë.
Në rajonin Sementnozavodsky, në largësi prej 19 kilometrash nga qendra e qytetit Vorkuta, sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të apartamenteve të braktisura, dyshemetë, shkallët dhe kutitë e postës, ishin të mbuluara me akull.
Gjithashtu edhe makinat në një kantier në largësi prej 5 kilometrash nga Vorkuta, u mbuluan me borë.