Genta Bungo Tafa është një juristja dhe komisonerja e KPK për tu ndjekur si shëmbull dhe për tu pasur zili nga të gjithë komisioneret e tjerë të “KPK”.
Genta Bungo Tafa është diplomuar si juriste në vitin 1993 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ka mbrojtur gradën “Doktor” në maj 2008 dhe që nga qershori i vitit 2014 mban gradën shkencore “Profesor i asociuar”. Në periudhën 1993 -1996, znj. Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shtatori i vitit 2003 deri në qershor 2004 ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit juridik në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe më pas është emëruar drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Integrimit në po këtë ministri. Znj. Genta Tafa (Bungo) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit, nga viti 1996 deri në vitin 2016. Ajo është licencuar nga ministri i Drejtësisë si përmbaruese gjyqësore private në vitin 2013, ndërsa ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Nga korriku i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2020, znj. Genta Tafa Bungo mbajti detyrën e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prof. asoc. dr. Genta Tafa (Bungo) është autore e disa teksteve universitare dhe shumë artikujve shkencorë, ndërsa ka marrë pjesë si referuese në shumë konferenca e seminare. Znj. Bungo është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze, italiane dhe pak e gjuhës gjermane.