Gjyqtari Genti Dokollari i pastër në Vetting/ Momenti prekës ku familjarët e përqafojnë(foto)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Genti Dokollari dhe doli tërësisht i pastër në të tre kriteret.

Siç duket dhe në foto, familjarët e kanë përqafuar Dokollarin,pasi dëgjoi vendimin. Ai gjithashtu ka aplikuar dhe për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin për gjyqtarin Genti Dokollari kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Cardi.

Genti Dokollari u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe stazhin e kreu në vitin 2014 në Gjykatën e Tiranës. Në këtë gjykatë ai është caktuar provizorisht deri në vitin 2017, ndërsa më vonë u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.Prej vitit 2018, Dokollari e kryen funksionin si i caktuar provizorisht në Gjykatën e Kavajës. Dokollari ka aplikuar gjithashtu për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Paralelisht me funksionin si gjyqtar, ai është angazhuar edhe në mësimdhënie.