Kujtojme se Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak javë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.
Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma para në këmbim të lirimit të disa të dënuarve për vrasje.