Komisioneri Roland Ilia “i pushtuar” në Vetting nga ish sigla e G99

Procesi i Vettingut është kthyer në dystandartizim, i cili është kapur nga politika dhe nuk lë askënd që të marrë vendime të drejta dhe të bazuara në ligj. Ajo që bijë në sy është fakti se njëri prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit por edhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nuk ka kaluar në filtrat e procesit të Vettingut.

Pra, duket fare qartë që komisionerët u zgjodhën nga politika për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët në mënyrë publike, ndërkohë që ata vetë nuk janë gjykuar. Është e faktuar që komisionerët janë zgjedhur nga politika dhe se kjo e fundit po i kontrollon komisionerët e Vettingut, të cilët kanë përfitime të çmendura nga postet në të cilët janë të vendosur si marioneta.

Nuk është më dyshim se kush i ka vendosur në karriget eVettingut komisionerët si Roland Ilia pasi Roland Ilia ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99, por kjo e fundit dështoi pasi nuk mori asnjë mandat. Dhe pikërisht pas dështimit që nuk e priste, Roland Ilia ka punuar si avokat dhe pedagog në Shkodër derisa u bë pjesë e procesit të Vettingut.

Ajo që vlen të theksohet nuk është se komisioneri Roland Ilia ka pasur vetëm lidhje me politikën por edhe kallëzime që kanë nxjerrë të palarat e tij, të cilat do t’ju njoftojmë sërish ditët në vijim.