“Grabiti” resortin Ambel Beach/ Ja ku fshihet krimineli Helidon Gjikoka

Biznesmeni Helidon Gjikoka, rezultuar në fund të hetimeve që është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, që bëri që Prokuroria të  arrestonte edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën. Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën me qira Kokës, por qëllimi sipas prokurorisë ka qenë tjetërsimi. Dhe ia doli. Toka e Ilir Kokës u bë e Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit, ku biznesmeni ndërtoi një hotel buzë detit.

Aktualisht edhe pse prokuroria e nxorri fajtor Heldon Gjikoka ndodhet në arrati jashtë vendit për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo pasi ai është e dinte shumë mirë që nuk kishte mënyrë pêr të dal i pafajshëm në fund të hetimeve.