Parashikimi i motit për ditën e sotme 3 Prill 2021

Dita e sotme do të mbizotërojë moti i vranët. Më tej nisin kthjellimet. Reshjet e shiut do të nisin në veri të vendit të shtunën e gjatë pasdites do të fitojnë intensitet me rrufe në veri dhe në qendër. Lokalisht stuhi shoqëruar me breshër.

Në mbrëmje reshjet e shiut përfshijnë dhe jugun por me intensitet të ulët. Që prej orëve të para të ditës së diel reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin. Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900m.

Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite. Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.