“Grabiti” resortin e kushëririt të tij/ Ja çfarë bën krimineli Helidon Gjikoka në Angli

Biznesmeni Helidon Gjikoka rezultoi në fund të hetimeve që është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, që bëri që Prokuroria të  arrestonte edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën. Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën me qira Kokës, por qëllimi sipas prokurorisë ka qenë tjetërsimi. Dhe ia doli. Toka e Ilir Kokës u bë e Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit, ku biznesmeni ndërtoi një hotel buzë detit.

Aktualisht edhe pse prokuroria e nxorri fajtor Heldon Gjikoka ndodhet në arrati jashtë vendit për t’i shpëtuar drejtësisë. Duke qenë i vetëdijshëm për fajsinë e tij Gjikoka u strehua në Angli ku kalon ditët dhe shmangur kthimin në Shqipëri, pasi dihet që këtu e pret vetëm burgu.