Agjencia Shëndetësore ka konfirmuar lajmin se pesë persona kanë vdekur nga Ebola në Guinea. Qeveria dhe grupet e ndihmës janë vënë në gadishmëri pasi një nga pesë viktimat u konfirmua me virusin Ebola.
Dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë, tha agjencia shëndetësore, ndërsa 10 të tjerë po shfaqin simptoma.
Viktima e parë e konfirmuar ishte një infermiere 51-vjeçare, e cila vdiq në fund të janarit. Dy nga vëllezërit e infermieres që morën pjesë në varrimin e saj më 1 shkurt në Gouecke gjithashtu kanë vdekur, tha një zyrtar shëndetësor i cili kërkoi anonimitet.
Ata ishin sëmurë me diarre, të vjella dhe gjakderdhje pasi morën pjesë në varrim. Mbetet e paqartë se cilët janë viktimat e tjera, apo nëse ata morën pjesë në varrimin e infermieres.
Ebola shkakton ethe të forta dhe, në rastet më të këqija, gjakderdhje të pandalshme. Transmetohet përmes kontaktit të ngushtë dhe njerëzit që jetojnë me pacientët ose kujdesen për ta janë më të rrezikuarit.