Komisionerja e KPK-së që rrezikon burgun/ Alma Faskaj akoma e lirë

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe pse nuk kanë kaluar në filtrat e Vettingut, iu është dhënë e drejta për të demaskuar prokurorët dhe gjyqtarët që kanë shkeluar ligjet. Kësisoj lind pyetja se kush i kontrollon komisionerët e Vettingut, të cilët iu janë rritur zerot në llogaritë e tyre bankare për shkak të favoreve që u bëjnë personave specifik.

Që nga startimi i procesit të Vettingut, për komisionerët janë zbuluar çdo ditë në media shkelje të rënda ligjore që lidhjen me profesionalizmin dhe figurën e tyre duke vënë në dyshim vërtetësinë e këtij procesi.

SPAK ka denoncuar një nga anëtaret e komisionit, për  veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. Ky kallëzim është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, ku sipas saj Alma Faskaj e fshehur shkarkimin nga detyra, në dokumentet e falsifikimit, për t’u bërë pjesë e Vetnigut.
Gjithashtu ajo rezulton se më 23 korrik të vitit 1996 , është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë, nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Alma Faskaj (Vokopola) është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ajo ka një eksperiencë të gjatë si lektore dhe e ka ushtruar këtë profesion në universitete publike dhe jopublike të vendit, si dhe pedagoge e Shkollës së Magjistraturës nga viti 1998 .

Komisionerja Alma Faskaj rrezikon 1 vit heqje lirie, por deri më tani nuk është marr asnjë hap për ta dënuar apo minimumi për të verifikuar shkeljet e saj.