Dashi
Duket se pozicioni i shumë yjeve në shenjën tuaj është i favorshëm, sidomos me Mërkurin që sjell stimuj të rinj. Ndërkohë, Afërdita vazhdon t’ju stimulojë shumë në planin afektiv.
Demi
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, duket se panorama zodiakale premton shumë, sidomos përsa i takon raporteve ndërpersonale. Por në planin ekonomik, duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Me Mërkurin në një pozicion shumë të favorshëm (ndër të tjera është edhe ylli juaj) por dhe me Afërditën që edhe sot është një orbitë të favorshme, nuk do ta keni aspak të vështirë të arrini atë që doni.
Gaforrja
Sot mund të jeni veçanërisht të turbullt e për pasojë edhe të pavendosur, Pasi do të jeni nën ndikimin e dyshes Uran-Saturn në kontrast ndërmjet tyre. Eshtë më mirë të qëndroni në pritje.
Luani
Në përgjithësi keni një kuadër yjor pozitiv, por kjo nuk do të thotë aspak se duhet ta flini mendjen, sepse mund të ketë edhe të papritura. Marsi duket se ju rigjeneron me vrullin e tij në shenjë.
Virgjëresha
Pas një periudhe disi të qetë vjen momenti të shkundeni paksa, pasi pritet një ditë me shumë impenjime e me shumë tension. Edhe humori juaj sot duket se do të lerë shumë për të dëshiruar.
Peshorja
Raportet me të tjerët, ndoshta për shkak të ndikimit jo pozitiv të Afërditës në shenjë, priten të jenë disi të tensionuara, prandaj duhet të bëni kiujdes që të mos i thelloni mosmarrëveshjet.
Akrepi
Edhe sot pritet një ditë plot aktivitet, me shumë angazhime e me jo pak telashe e ndoshta këto janë arsye të mjaftueshme që të mos keni aq shumë kohë të merreni me probleme private.
Shigjetari
Ka të ngjarë që sot të ndodheni në një situat aspak të dëshirueshme (ndoshta mes dy të njohurve që grinden) dhe nuk do të dini si të veproni. Sensi juaj praktik ju jep avantazhe ndaj të tjerëve.
Bricjapi
Ndjenja e pendimit për diçka që keni pasuar në dorë e që nuk e keni shfrytëzuar ju ka munduar, por kjo nuk mund të kushtëzojë më tej të ardhmen tuaj, prandaj, shkunduni. Mirë shëndeti.
Ujori
Mërkuri në shenjën tuaj është plotësisht dominues dhe ju tashmë e ndjeni se kjo ju ka bërë të jeni më të gjallë e më aktivë. Më shumë hapësirë për partnerin e më pak premtime boshe.
Peshqit
Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv ju bën disi nostalgjikë (ndoshta për shkak të ndikimit të Hënës) dhe për rrjedhojë edhe pak pesimistë. Sidoqoftë mbrëmja mund të sjellë ndryshime të menjëhershme.