Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton fillimin e fluturimeve direkte Tirana drejt Stockholm dhe Malmö.
Wizz Air, me bazë në Tirana International Airport (TIA) do të nisë fluiturimiet direkte nga Tirana në Stockholm dhe Malmö më datë 28 maj 2021.
E plotë:
Wizz Air sjell avionin e katërt në TIA: Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stockholm dhe Malmö
Tiranë, 11 Mars 2021: Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë njoftoi sot vendosjen e avionit të 4-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA) më datën 28 maj 2021, duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Malmö-s dhe Stokholm-it, në Suedi. Avioni i katërt i Wizz Air do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.
Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.
Linja ajrore ka transportuar mbi 650 mijë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas. Së bashku me gjashtë itineraret të reja, sot Wizz Air do të ofrojë mbi 1,200,000 vende në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës në 2021.
Biletat tashmë janë në shitje në ëizzair.com dhe në aplikacionin celular të linjës ajrore me çmime që fillojnë nga 19,99 EUR *.