Moti për ditën e premte, 12 mars 2021

Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat prej mesdite do të vijnë në dendësi.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Deti i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -4°C deri në 14°C
zonat e ulëta 2°C deri në 19°C
zonat bregdetare 4°C deri në 17°C