“I pritet koka” një tjetër prokurori të ndershëm/ KPK shkarkon Enrik Haxhiraj

Bëma e rradhës nga ana e anëtarëve të Vettingut është shkarkimi nga detyra e prokurorit të ndershëm të Apelit në Vlorë Enrik Haxhiraj. Mesa duket anëtarët e KPK po i qëndrojënë stoik mendësisë për shkatërrimin total të institucioneve të drejtësisë, duke shkarkuar gjyqtar të ndershëm dhe duke hapur vende vakante për gjyqtar të lidhur me krimin.

Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 ai është emëruar si zv.drejtues po në atë prokurori dhe në periudhën kohore 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar  rreth 20 vite si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Senca dëgjimore zgjati rreth 4 orë,nga ku relatorja e çështjes, Pamela Qirko, studentja ngelëse, me mungesa të theksuara profesionalizmi dhe intelekti tentoi të përbaltë figurën e një prokurori si Enrik Haxhiraj.

Prokurori Haxhiraj i kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK dhe balancat negative të konstatuara nga analiza financiare, prandaj kërkoi me ngulm rivlerësimin e emrit të tij.

Ama meritokracia përsëri dështoi pasi ka rnënë në dorë të njerëzve të pafatë por që fatkeqësi luajnë rol kryesor në Reformen në Drejtësi.