Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është drejtuar me kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkim nga detyra për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.
Gjithashtu, Metani i ka kërkuar KLGJ-së edhe shkarkimin e gjyqtares së Apelit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut.
Më herët, me kërkesë të ILD-së u shkarkuan gjyqtari i Korçës Markeljan Kuqo, gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe Prokurori i Krujës, Bujar Memia.