Personat që kanë kaluar Covid-19, kanë dy herë më shumë mundësi që të kenë efekte anësore nga vaksina.
Sipas këtij studimi 1/3 e atyre që kanë kaluar koronavirusin kanë pasur të paktën një efekt anësor 7 ditë pas marrjes së vaksinës, në krahasim me 19% të atyre që më parë nuk ishin infektuar”.
Bëhet fjalë për simptoma të lehta, ku përfshihet edhe dhimbja në zonën e injektimit. Ekspertët thonë se efektet anësore më të zakonshme janë lodhja (9%), dhembja e kokës (8%) dhe ethe (4%), thuhet në studim.