Komisioneri Roland Ilia, maniaku seksual që shfajësohet lehtazi

Diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës. Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997.  Komisioneri Ilia  ka një eksperiencë të gjatë si lektor, që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitete të tjera jopublike.

Në dosjen me nr. 964, të vitit 2016, komisioneri Roland Ilia është marrë nën hetim nga prokuroria për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”. Në hetim janë përfshirë edhe telefonata të Roland Ilias i cili ka komunimkuar vazhdimisht me studentet e tij duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të notës.

Gjithashtu janë marrë në konsideratë dhe fletoret dhe provimet e studenteve me të cilat ka patur komunikim të vazhdueshëm Ilia. Në dosje thuhet se komisioneri Ilia ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e studentëve. Komisioneri është trembur nga e vërteta  dhe ka cilësuar se nuk ka qenë në zyrë dhe sipas tij, fletoret nuk ishin në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelsin e raftit e kishin shumë persona.

Komisioneri Ilia që qëndron në rradhët e KPK-së është turpi i këtij vetting pasi deklarata e tij është marrë si e mirëqënë dhe çështja e tij është pushuar.