Ja kush e ka anglishten e cunguar në KPK

Reforma në drejtësi ose i ashtëquajturi vetting, solli largimin e disa prej personave më të polemizuar mes radhëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por një reformë e tillë disa largoi dhe disa të tjerë me të kaluar të dyshimtë, futi në zyrat e shtetit dhe drejtësisë shqiptare, duke risjellë debate polemizuese në sistemin e drejtësisë. Teksa procesi i Vettingut po vijon me ritme të ngadalta, zbulohen shkelje dhe për ata që e kalojnë këtë proces. Në ligjin nr. 84 të 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikohen edhe disa kritere për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së. Një nga këto kritere është edhe pastërtia e figurës morale të këtyre komisionerëve, çka do të thotë se CV-ja duhet të jetë e pastër. Por kjo nuk ka ndodhur me anëtarin e Kpk-së Roland Ilia.

Nga ana e portalit infron.org është hedhur dritë mbi faktin së ai nuk ka të certefikuar as gjuhën Angleze, e cila është baza dhe një kusht i detyrueshëm në kriteret e përzgjedhjes për anëtarët të instuticioneve të rivlerësimit.
Në momentin që është pyetur në mbledhje ai për t’i shpëtuar të vërtetës ka deklaruar se nuk e mban mend. Shprehimisht Roland Ilia ka deklaruar se: “Nuk e mbaj mend. Kam dhënë një provim të TOEFL-it dikur, por anglishten e di shumë mirë.”

Bëjmë me dije se një ndër kriteret për komisionerët është mbrojtja e anglishtes në nivelin C1 dhe jo anglishten e di shumë mirë, siç ka thënë komisioneri Roland Ilia.