Olsi Komici firmos shkarkimin e gjyqtarëve që lançon qeveria

Reforma në Drejtësi  nisi si një risi në të cilën do të kalonin në filtra të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit. Vettingu doli jashtë pritshmërive duke na treguar dhe njëherë që askush nuk i bën derman reformës në dretësi, pasi të gjithë afrohen për të mbushur xhepat e tyre.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezultojnë të kenë një të kaluar të errët, pasuri të dyshimtë dhe lidhje me politikën, siç është rasti i komisionerit Olsi Komici. Kujtojmë se Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit.

Olsi Komici është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion  e vërtetuar me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me Nr 728 datë 07.05.2010 ku Olsi Komici ka qënë i Pandehur.

Logjikisht i bie që Komiçi të firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që lançon Qeveria,duke u kthyer në ushtar të betuar të partisë.

Vettingu ishte i nevojshëm në drejtësi, por nëse bëhej nga njerëz që e kanë kaluar vetë një proces të tillë për të na krijuar bindjen që ky veting do të ishte i ndershëm dhe jo politik ashtu siç realisht ka nevojë Shqipëria.

Për shkak të njerëzve të lidhur me politikës, apo për shkak të së kaluarës së tyre kriminale, po realizohet edhe nje proces me dy standarde kriminale dhe i udhëzuar  nga partia dhe nga Krimi i Organizuar. Gjithashtu, Olsi Komici nuk ka deklaruar para komisionit për vlersimin e tijë si Antar i KPK, faktin se është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion (Shpërdorim Detyre) e vërtetuar  me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr 728 datë 07.05.2010 ku Olsi Komici ka qënë i pandehur.

Reforma në drejtësi po realizohet me dy standarde pasi Komici, sipas mediave që kanë raportuar se Komici është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion. Në vitin 2009, në media është raportuar se prokuroria e ka dërguar në Gjykatë, dosjen për Olsi Komiçin dhe kjo e fundit e ka shpallur të pafajshëm.