Ja kush është mbretëresha e vilës së padeklaruar

Ndërtimi pa leje është vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në vendimin për gjyqtarin Medi Bici, vetë komisionerja Xhensila Pine shprehet se “në vitin 2008 u bënë amendimet e Kodit Penal, duke parashikuar për herë të parë ndërtimin pa leje, si figurë më vete dhe konkretisht neni 199/a i ligjit nr. 10023, datë 27.11.2008, parashikonte se: “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.” Sipas formularit të deklarimit në ILDKPI, bashkëshorti i komisioneres së vetingut   Xhensila Pine , ka ndërtuar  një vilë pa leje prej 5 katëshe në mes të Tiranës,  me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2 , e cila ka një vlerë  shum të lartë monetare  dhe një zot e di se nga vjen burimi i këtyre të ardhurave.

Pra, ligji nuk prek dot komisioneren Xhensila Pine bashkë me familjarët e saj. Komisionerët e vettingut u zgjodhëm për të ribërë reformën në drejtësi, për ta pastruar nga të korruptuarit dhe jot ë gjykojnë komisionerë që favorizohen nga politika dhe e kanë çuar këtë process në dystandartizim.