Berati është një ndër qarqet me numër të lartë të të infektuarve me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qark janë konfirmuar 79 raste të reja mes të cilëve, 56 raste në Berat, 17 raste në Kuçovë, 3 raste në Urë-Vajgurore dhe 3 raste në Skrapar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë mësues, nxënës dhe infermierë në fshatra.
Ndër të tjera mësohet se të konfirmuar pozitiv me Covid janë 2 mësues dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lumas në rrethin e Kuçovës, 1 mësuese në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë, 3 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, 1 mësuese në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” ,3 nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar,1 edukatore në fshatin “Dragot” në Kuçovë, 2 infermiere në fshtrat Pobrat e Guri i Bardhë në Urë-Vajgurore, dhe 4 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës.
Ndërkohë pjesa tjetër e të infektuarve ka të bëjë me kontakte të rasteve të mëparshme.