Parashikimi i motit, 23 shkurt 2021

Vijon edhe gjatë ditës së sotme moti i kthjellët të mbizotërojë nga mëngjesi në mbrëmje, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat sërish do të shënojnë një rritje me 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 0 në 17 gradë Celsius.

Era mbetet e lehtë në tokë, por mesatare në bregdet. Më e fortë ajo do të fryjë në hapësirën detare të Jonit, ku dallgëzimi do të ngjitet mbi 3 ballë.