Ja sesi e kamuflon pasurinë Komisioneri Lulzim Hamitaj

Vettingu ose e ashtëquajtura Reforma në Drejtësi, duhet të ishte kullesa e parë për gjyqtarët dhe prokurprët e korruptuar. Si për ironi të fatit apo qeverisë, reforma është zbatuar deri më tani në kahun e kundërt të ligjit, pra janë pranuar në vetting një shumicë e majme gjyqtarësh dhe prokurorësh ë koruptuar, të paaftë nga ana profesionale dhe pa etike dhe integritet profesional.
Lulzim Hamitaj është pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro. Në bazë të informacioneve qe kanë ardhur pranë redaksisë tonë rezulton se komisioneri i Vettingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në Itali.
Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në një zonë të Tiranës, me vlerë totale 70 mijë euro.
Krahas pasurive të paluajtshme, Hamitaj rezulton edhe një i apasionuar pas mjeteve motorike. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMË, vlera e të cilit është 4500 euro. Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.
Pasuria e përgjithshme e komisionerit Lulzim Hamitaj kap vlerën e rreth 400 mijë euro, që ka ditur t’I mbulojë për bukuri duke blere apartamente, vila luksoze dhe motorra e makina.