Skandali “Tirja”/ Mjekët të fyer me etiketimet

Mjekët ndihen të fyer nga etiketimet e bëra pas publikimeve të rasteve korruptive në spitale.

Pacientët vijnë edhe më të rëndë, pasi janë të tronditur nga lajmet që dëgjojë në televizione. Ne kërkojmë, që gjithkush që ka pretendime  që nuk bëhet shërbimi dhe baltën e madhe që kanë hedhur mbi ne, vetëm 24 orë të vijnë të qëndrojnë brenda dhe ta shikojmë.

Kemi pasur edhe raste kur janë futur edhe vetë familjarët dhe nuk i prekin, dmth ndërsa ne jemi gjithë ditën në frymën e tyre dhe i bëjmë pastrimin cdo minutë që ka nevojë dhe gjithçka tjetër” tha ajo.

Mjeket thonë se janë më shumë se 30 raste në ditë që paraqiten në spital, në gjendje të rënduar si pasojë e COVID 19.