Ja kush po i jep zemër Luan Dacit për liri të përjetshme

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, është kërkesë e popullit shqiptar dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane,” theksohet në një nga shumë deklaratat e ambasadës së SHBA-së për reformen në drejtësi.
Një ndër kriteret e Vettingut është normalisht që subjektet e drejtësisë të jenë të shkeputur nga lidhjet me politikën. Ama mesa duket Luan Daci në historikun e tij ka prapaskena dhe lidhje me funksione partiake, kjo do te thotë si ai është një marionetë e krimit dhe politikanëve, u sherben interesave të tyre dhe për ketë arsye duhet flakur jashte dyerve të drejtësisë dhe të futet në burg.
Gjatë procesit të votimeve në vitet 2000 në komisionin e qeverisjes vendore të kryeqytetit, nënnkryetari ishte Luan Daci.
Luan Daci është shprehur se: “Fletet e votimit janë shpërndarë që mbrëmë, gjithashtu proces-verbalet, skedat, vulat, i kanë pasur njësitë mbrëmë dhe sot ka filluar shpërndarja. Qytetarët do të kenë një gjë të qartë, që listat e votimit do të jenë sot në sirtar nëpër komisione dhe nesër ata do të jenë të gjithë para kutisë së votimit për të parë nëse e kanë emrin ose jo.”
Pra, duket qartazi lidhja që Luan Daci ka me politikën dhe përse edhe sot vonohet gjykimi ndaj tij. Është e tmerrshme sesi po zhvillohet reforma në drejtësi, që as reformë nuk mund të quhet por grumbullim i llumit nëpër gjykata. Është e dukshme që dora më e ngrohtë për Luan Dacin dhe mosgjykimin e tij, është dora e politikës.