Ja tre shtyllat e sakatuara të procesit të vettingut

Procesi i vetingut bazohet mbi tre shtylla rivlerësimi: (1) kontrolli i pasurisë, (2) kontrolli i figurës dhe (3) kontrolli i aftësive profesionale [por sa u respektuan këto shtylla nga komisionerët e vettingut të cilët nuk I kanë kaluar as vetë këto faza.

Çdo subject i procedurës së vetingut i nënshtrohet vetëdeklarimit dhe pastaj kontrollit të të gjitha pasurive të tij dhe të personave të lidhur me të.

Subjekti duhet të justifikojë pasuritë e tij mbi bazën e burimeve të ligjshme, të cila konsiderohen vetëm të ardhurat e deklaruara, për të cilat janë paguar taksat.

Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, subjekti i rivlerësimit ka barrën e provës dhe përjashtohet nga sistemi nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën. Ajo që vihet re është komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro.  Rezulton se komisioneri i Vetingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë. Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në zonën e preferuar të Tiranës, në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro. Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro të padeklaruara.

Kontrolli i figurës

Subjekti i rivlerësimit i nënshtrohet verifikimit të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nëse verifikohen kontakte të tilla dhe subjekti nuk arrin të vërtetojë të kundërtën, ai shkarkohet nga sistemi i drejtësisë. Atëherë përse nuk është shkarkuar komisionerja Firdes Shuli që ka figurë të pamoralshme, Genta Tafa Bungo apo Suela Zhegu?

Kontrolli i aftësive profesionale

Subjekti i rivlerësimit i nënshtrohet verifikimit të aftësive për të hetuar dhe/ose gjykuar çështjet gjyqësore, aftësitë organizative dhe administrative si dhe etikën profesionale dhe cilësitë personale.

Subjekti që vlerësohet se ka mangësi, të cilat nuk mund të korrigjohen përmes edukimit, shkarkohet menjëherë. Subjekti që vlerësohet se ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të papërshtatshme por që mund të përmirësohen, pezullohet dhe i nënshtrohet një programi trajnimi të detyrueshëm një vjeçar. Pra le tat hemi qartë se dhe komisioneri Roland Ilia nuk ka aftësitë për të gjykuar në procesin e vettingut pasi anglishtja e tij nuk është në nivelet që përcaktohet në kriteret e përzgjedhjes.

Duket qartë se komisioneret përveçëse nuk kanë përmbushur tre shtyllat kryesore të vettingut, kanë kontribuar për t’i sakatuar ato në përfitim të vetes dhe politikës.