Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Llallës/ Fati i ish-prokurorit në dorë të GJKKO-së

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e ish-prokurorit Adriatik Llalla ti kalojë GJKKO-së.

Ish-kryeprokurori kishte kërkuar që çështja e tij ti kalonte Gjykatës së Tiranës, por tashmë fati i tij do të jetë në dorë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.