Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar duke uruar shqip vendin tonë, pasi u zgjodh si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB.
Kim thotë se SHBA po sheh përpara me progres për të punuar me Shqipërinë, si në Rajon ashtu edhe për çështje të tjera në botë.
Shënimi i Yuri Kim
Historia u bë. Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurisë në OKB. SHBA po sheh përpara të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në Rajon dhe në të gjithë botën. Urime!