Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd ku një kamion ka përplasur një motoçikletë.
Shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar dhe si rrjedhojë burrë e grua që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar ne spitalin e Librazhdit dhe sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.