Me datë 9 shkurt prokurorja Elsa Miha do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryente procesin e vettingut për Osmanin përbëhet nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo.
Emra këta që janë të njohur për aferrat korruptive dhe pa dinjitet, pa profesionalizëm dhe më kryesorja janë vetë ata që kanë shkelur pikësepari ligjin.
Elsa Miha është prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka nisur karrierën e saj në Berat për tu zhvendosur më pas në Fier dhe për të ardhur në fund në Tiranë në vitin 2015.
Dukë qenë një prokurore shumë e zonja emri i saj u përfol shumë shpejt për sukseset dhe drejtësinë që përfaqësonte ajo fillimisht si individ dhe më pas si prokurore. Nihet si një grua e hekurt me principe morale dhe e denjë për të kaluar filtrin e Vettingut.
Gjatë krrierë së saj Miha, nuk është e lakuar negativisht madje ajo ka marrë vlerësimin “shumë mirë”, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Pasuria e saj është e ndërtuar nga kontributet e saj të punës dhe të bashkëshortit që punon si mjek në shtet dhe në privat.