Sipas informacioneve për mediat, ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur sot në takim ambasadorin shqiptar Arben Gazioni.
“Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë, e cila dëboi një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.
Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar për të njëjtin veprim’, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse.
Sipas ministrisë, i dërguari i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku u lajmërua se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur person non grata.
Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh”, shkruajnë mediat ruse.