Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur disa kohë më herët se qeveria do të investojë 53 milionë dollarë për reformën në drejtësi duke shtuar 668 personel të nevojshëm.
Balla kërkoi ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas tij nuk e kalojnë vetingun dhe bëjnë pazare me drejtësinë, ama ai duket se po harron që partia e tij ka në krye të Vettingut njerëz që i komandon si marioneta për interesat e veta.
“Tek reforma në drejtësi, japim 53 mln $ të tjera për 668 personel shtesë. Dhe gjej rastin të vijoj të shpreh mbështetjen e plotë për procesin historik të pastrimit të drejtësisë nga ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar duke nxitur ecjen me tëj të vettingut dhe goditjen e cdo gjyqtari apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë sikurse janë rastet e fundit të zbuluara nga media në vend, ku gjyqtarë e prokurorë në vetëdije të plotë të moskalimit të vettingut vijojnë të bëjnë tregti me drejtësinë. Këto janë akte të rënda që nuk do të kalojnë pa ndëshkim”
Këto ishin fjalërt e Taulant Ballës i cili as vetë nuk i beson. Kujtojmë se komisioneri Olsi Komici, duke qenë nga Librazhdi, në dakortësi me bashkëfshatarin i tij Taulant Balla i ofrojnë mbështetje njëri- tjetrit për përfitime vetjake ose partiake.
Procesi i Vettingut ka kaluar në standat të dyfishtë dhe nuk i shërben më drejtësisë, por politikës.