Komisioneri i vettingut në luks të shfrenuar

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mesa duket duket ka përzgjedhur komisionerët e vettingut t’ju sigurojë jetën dhe luksin e vazhdueshëm. Gjithmonë sipas deklarimeve të kryera nga komisionerët vërejmë fakte tronditëse në lidhje me pasurinë e tyre.

Këta komisionerë të çmendur pas pasurive të paluajtshme, mesa duket kërkojnë akoma të rrjepin popullin dhe të drejtët e kësaj toke.

Një komisioner me një të kaluar të errët profesionale dhe një pasuri të dyshimtë është padyshim Olsi Komiçi. z. Komici ka punuar për një periudhë 7-vjeçare në fushën e kredive të këqija, në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, përfshirë edhe postin e zv.drejtorit të përgjithshëm. Për një vit, z. Komici ka punuar në Kryeministri si ekspert ligjor, anëtar i TaskForcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronës së paluajtshme shtetërore në zonën Vlorë-Sarandë“. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Mesa duket z. Komiçi fsheh vënien e pasurisë bashkë me deklaratat e rrema që jep, e kjo mbase për arsye se ka punuar në Kryeministri si ekspert dhe nuk e kthen kokën mbrapa për bëmat e tij.

Vettingu ishte i nevojshëm në drejtësi, por nëse bëhej nga njerëz që e kanë kaluar vetë një proces të tillë. Duket se për shkak të njerëzve të lidhur me politikës, apo për shkak të së kaluarës së tyre, por realizohet edhe nje proces me dy standarte.

Le të shikojmë më poshtë pasurinë që ka deklaruar Komiçi:

  • Bashkëshortët janë pronar me pjesë takuese 50% secili të një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 70.51 m2 apartamenti është blerë nga një Shoqëri me vlerë 5 076 720 Lekë, pjesërisht me të ardhura familjare dhe pjesërisht me kredi e hua.
    2)Bashkëshortja, Znj. Anita Komici, pronare me pjesë takuese 1/8 e një pasurie të paluajtshme në Vlorë, truall me sipërfaqe 726.4 m2. Pasuria është përfituar me vendim të Ish -Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë si trashëgimi nga babai.
    3) Bashkëshortja, Znj. Anita Komici, pronare me pjesë takuese 1/8 e një pasurie të paluajtshme në Vlorë, truall me sipërfaqe 300 m2. Pasuria është përfituar me vendim të Ish Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë si trashëgimi nga babai.

Përsëri z. Komiçi  është bërë pronar me pjesë takuese 50% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 102 m2 me vlerë 65 000 Euro dhe garazhi me sipërfaqe 16.56 m2 me vlerë 5 000 Euro. Komisioneri Olci Komiçi vetëm vazhdon të sigurojë prona, si t’i investojë paratë e tij të errëta në ndërtime dhe vila luksoze.

Z.Komici është bërë pronar me pjesë takuese 1/6 e një apartamenti në Librazhd me sipërfaqe 54.66 m2, të përfituar nga çelja e dëshmisë së trashëgimisë pas vdekjes së babait.

Bashkëshortja, Znj. Anita Komici, është bërë pronare 100% e një automjeti të tipit Mercedes Benz, në shumën 6 300 Euro, me të ardhura nga shitja e makinës së bashkëshortit dhe të ardhura të tjera.

Duket qartasi që Komiçi ka marrë kredi sa për sy e faqe, pasi siç theksuam më lartë komisioneri jeton në luks.

Theksojmë se komisionerët duhet të përmbushin të gjithë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të instuticioneve të rivlerësimit dhe jo të hedhin gurin e të fshehin dorën. Këta komisionerë duhet ta fillojnë vettingun nga vetja, ndryshe drejtësia e vendit tonë do të pësojë një kaos që vështirë t’i gjesh fillin.