Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Marinela Osmani

Komisioneri Publik ankimon vendimin e 11 Shkurtit të dhënë nga KPK, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Tiranës Marinela Osmani (Nuni), komanduar si këshilltare në KLGJ.

Ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që rekomandoi ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të magjistrates, duke ngritur pikëpyetje mbi kriterin e pasurisë.

Marinela Osmani (Nuni) është bashkëshortja e Gentian Osmanit, ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i shkarkuar më herët nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për probleme me pasurinë e familjes.

Tanimë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim edhe rastin e Marinela Osmanit.