Paralajmërimi i Albin Kurtit: Do të përgatisim padinë për genocid ndaj Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur sot programin e tij qeverisës për mandatin e parë për periudhën 2021-2025.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti njoftoi se qeveria e tij do të përgatisë padinë për genocid ndaj Serbisë, të cilën do ta depozitojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Do ta përgadisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Më tej kryeminstri Albin Kurti tha se Prishtina do të bëjë një dialog parimor me Beogradin mbi marrëveshjen e njohjes reciproke mes dy vendeve, raportojnë mediet në Kosovë. 

“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim vit financiar”, tha Kurti.